Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat tokësore të vendit.
Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi.
Pra, nga nesër në mbrëmje në orën 23.00, do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet,si dhe doganat me Maqedoninë e veriut,Bullgarinë dhe Turqinë.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin, pasi sipas zotit Petsas, situata në vendet e rajonit është alarmante.
Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemioligjike të spitalit të Janinës,si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë,të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.
Deri tani numri i të prekurve të evidentuar klinikisht që kanë hyrë në vend nga Shqipëria,është më pak se 5 vetë,por vlerësohet se situata gjatë ditëve më vazhdim,mund të përkeqësohet.
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...