Pasi Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, kanë ardhur edhe reagimet e para ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se respekton zgjedhjet e popullit amerikan dhe se politika e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme.
“Zgjedhjet presidenciale janë çështje të brendshme të SHBA-së dhe ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Politika jonë ndaj Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme dhe ne do të vazhdojmë t’i shikojmë dhe menaxhojmë marrëdhëniet në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe dhe bashkëpunimit të favorshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke shpresuar për një “bashkëjetesë paqësore” me Uashingtonin.
Kryeminsitri hungarez e ka cilësuar nëj rikthim të madh në historinë politike të SHBA-së, teksa ka uruar Donald Trump.
“Kthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!” shkruan në X, kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Për zëvendëskryeministrin italian, Matteo Salvini, në SHBA fitoi arsyeja e shëndoshë.
“Lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe uljes së taksave, rrënjëve të krishtera dhe kthimit në paqe, lirinë e mendimit dhe jo gjyqeve politike. Edhe në SHBA fiton arsyeja e shëndoshë, pasioni dhe e ardhmja! Punë të mbarë, President Donald Trump”, ka shkruar në Instagram lideri i Ligës dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini, duke komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA./a2cnn
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...