Të gjithë sytë e botës janë në Nju Jork, përderisa liderët nga e mbarë bota janë mbledhur në Kombet e Bashkuara për sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Paraqitja e parë e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka qenë kryelajm në të gjitha mediat botërore.
Megjithatë, mbledhja vjetore gjeopolitike ka një histori të gjatë të momenteve kur ka qenë pjesë e kryetitujve për shkak të disa skandaleve, transmeton portali arbresh.info
Ja renditja e tyre:
Nikita Khrushchev hedh këpucën
Në vitn 1960, kryeministri sovjetik Nikita Khrushchev hoqi dhe goditi me këpucë tryezën e tij, pasi atij iu ndalua të replikonte ndaj një deklarate të bërë nga Lorenzo Sumulong, anëtar i delegacionit të Filipineve. Sipas New York Times, Sumulog tha se europianëve lindorë u ishin ‘privuar të drejtat politike dhe civile’ dhe se po ‘gëlltiteshin nga Bashkimi Sovjetik’. I ofenduar nga ky pretendim, thuhet se Khrushchev ‘hoqi këpucën e tij të djathtë, u ngrit dhe e hodhi këpucën drejt delegacionit të Filipineve’. Ky veprim konsiderohet si një nga shërthimet e shumta gjatë seancës të atij viti.
Gaddafi shqyen kartën e OKB-së
Gjatë debutimit të tij në vitin 2009 në OKB, dhëheqësi i atëhershëm libian Moammar Gadhafi mbajti një fjalim që zgjati plot 96 minuta. Pasi u prezentua si ‘mbret i mbreterve’ Gaddafi filloi vërejtjet e tij, duke përmedur edhe vrasjen e presidentit amerikan John F.Kennedy dhe zgjidhjen e një shteti mes Izraelit dhe Palestines, të cilën ai e quajti ‘Isratine’ (që është një përbërje e emrave “Israel” dhe “Palestine-Felestine”). Në një moment gjatë fjalimit të tij, Gaddafi shqyen në pjesë të kartës së OKB-së duke dhënë kështu një shfaqje simbolike të sfidës.
Fjalimi i stërzgjatur i Fidel Castros
Nëse fjalimi i Gaddafit ju është dukur i gjatë, prisni të lexoni se sa zgjati ai i Fidel Castros. Fjalimi i tij në vitin 1960 zgjati 296 minuta dhe gjatë fjalimit lideri i Kubës shkatërroi ‘agresionin’ amerian dhe ‘imperializmin’.
Ahmadinejad ‘shpërthen’ ndaj vendeve perëndimore
Një fjalimet e tij të vitit 2010 dhe 2011, lideri iranian, Mahmud Ahmadinejad, detyroi delegatët nga vendet perëndimore që të brakstisin sallën. Në vitin 2010, ai pretendoi se SHBA-të kishin ndihmuar në orkestrimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke shtuar se për qëllim ‘kishin kthimin e ekonomisë amerikane në rënie dhe të përmbyllte skenarët e saj në Lindjen e Mesme për të shpëtuar regjimin zionist’. Ndërsa në vitin 2011, Ahmadinejad akuzoi Europën për shfrytëzim të Holokaustit për të mbështetur Izraelin dhe tha se SHBA-të vranë kreun e al-Qaeda, Osama bin Laden, në vend që të hetonte ‘elementet e fshehura të përfshira në 11 shtator’.
Chavez ofendon rëndë Presidentin Bush
Në vitin 2006, Hugo Chavez, kreu i Venezuelës, morri fjalën në podiumin e OKB-së një ditë pasi Xhorxh Ë. Bush iu drejtua kuvendit. Chavez vazhdoi t’i referohej në mënyrë të përsëritur liderin amerikan si ‘djalli’ dhe kundërshtoi atë që fliste sikur ‘e kishtë botën në pronësi’.
“Dje, djalli erdhi këtu, pikërisht këtu”, tha ai, duke bërë shenjën e kryqit. “Dhe vendi ende mban aromë squlfur.”
‘Dega e ullirit’ ose ‘arma’ e Arafatit
Yasser Arafat, ish udhëheqësi i Organizatës Palestineze të Çlirimit (PLO), iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1974, ku kërkonte krijimin e një shteti palestinez që do të mirëpriste myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Në fund të fjalisë të tij, Arafati ‘zbuloi’ atë që të tjerët e shihin si kërcënim guerril nëse një shtet i tillë nuk krijohet. “Unë kam ardhur duke mbajtur një degë të ullirit dhë një armë luftarake të lirisë”, tha ai. “Mos lejoni që dega e ullirit të bjerë nga duar e mia”.
Vija e kuqe e Netanjahut
Në vitin 2012, kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanjahu i bëri thirrje OKB-së të tërheqë ‘një vijë të qartë të kuqe’ për të ndaluar zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit. Gjatë fjalimit të tij, ai zbuloi një tabelë më një vizatim të një bombe të ndarë në pjesë të ndryshme. “Një linjë e kuqe duhet të nxirret këtu”, tha ai, duke shënuar në krye të ilustrimit se ‘ndalesa duhet të bëhet përpara se Irani të përfundojë fazen e dytë të pasurimit bërthamor’.
Biseda mes Obamës dhe Rouhuanit
Disa ditë pasi ishte diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme rreth nevojës për të parandaluar zhvillimin e programit të armëve bërthamore të Iranit, Presidenti Barack Obama bisedoi në telefon me udhëheqësin iranian, Hassan Rouhani. Biseda e zhvilluar në vitin 2013, ishte biseda e parë mes liderëve në Uashington dhe Teheran për më shumë se 3 dekada. Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Susan Rice, e përshkroi bisedën si ‘konstruktive’, që nxit optimizëm për mundësinë e një marrëveshe bërthamore me Iranin.Burimi: CNN/arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...