Komuna Gennevilliers në Francë njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës, duke rikujtuar vendimin e Parlamentit francez të vitit 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komunës Gennevilliers, Patrice Leclerc, komunë e cila ndodhet në veri të Parisit, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ka njohur shtetin e Palestinës.
Në deklaratë rikujtohet se në vitin 2014 Parlamenti i Francës dhe Senati kanë miratuar projekt-rezolutën e cila i rekomandon qeverisë që ta njohë shtetin e pavarur të Palestinës. Në deklaratë po ashtu rikujtohet se ministri i atëhershëm i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se në qoftë se brenda dy vitesh nuk do të ketë rezultat nga takimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë shteti i tij do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur.
Duke vënë në dukje se shpresave për paqe në rajon u janë vendosur dinamitët me vendimin e presidentit të SHBA-ve për Kudsin si dhe me vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të raje në tokat e pushtuara, në deklaratë thuhet se “Patrice Leclerc fton të gjitha komunat që ta njohin shtetin e Palestinës”.
“Presidenti Emmanuel Macron kundërshton njohjen e shtetit të Palestinës, por nëse mijëra komuna marrin zyrtarisht një vendim në drejtim të tillë, atëherë edhe Franca do të jetë e detyruar të njohë Palestinën”, thuhet më tej në deklaratë.Vendimi i cili do të nënshkruhet të hënën dhe do të zyrtarizohet, pritet të pranohet edhe nga komunat tjera./AA/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit