Në Korenë e Veriut shumë gjera janë të ndaluara për shkak të regjimit. Madje disa prej gjërave duket se nuk kanë një arsye të vlefshme për tu ndaluar. Ja kush janë 10 prej tyre.
1-Të shohësh dhe shesësh materiale pornografike.
Pornografia është ekstremisht e ndaluar në këtë shtet. Është aq e ndaluar sa lideri politik Kim Jong-Un, u akuzua se ekzekutoi të fejuarën e tij në 2013, sepse kishte bërë një video porno me një mashkull.
2- Praktikimi i fesë së tyre
Zyrtarisht në Korenë e Veriut ka liri të fesë, e cila lejon çdo qytetar që të te respektojë ritet. Megjithatë në 2013, u dënuan me vdekje në një stadium publik 80 të krishterë. Ata u shpallën fajtor sepse posedonin kopje të Biblës.
Pijet alkoolike
Në këtë shtet është e ndaluar pija alkoolike. Qytetarët mund ta konsumojnë atë vetëm në disa raste të veçanta, sigurisht të paracaktuar nga qeveria. Në rast se studentët kapen nga policia nën ndikimin e alkoolit ose duke pirë, me siguri që do të jenë nën ushtrimin e torturave gjatë marrjes në pyetje.
Lundrimi në internet
Interneti është i kontrolluar dhe ofron vetëm faqe të propagandës së regjimit. Nëse qytetarët duan të kërkojnë më tepër në internet, më parë duhet të pajisen me një leje të veçantë.
Të shohësh televizion
Ky është një tjetër veprim i ndaluar me ligj. Koreano-veriorët nuk mund të shikojnë ndonjë program televiziv, përveç nëse kjo është propaganda e regjimit. Për fat të keq në dy vitet e fundit janë dënuar me vdekje rreth 130 njerëz, të akuzuar se kanë shikuar transmetimet televizive të Koresë së Jugut.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...