Nga COVID-19 kanë vdekur mbi 100 punonjës të shëndetësisë në Iran

16:20 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Në Iran deri të mërkurën si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur më shumë se 100 punonjës shëndetësorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thekson agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Serdar Nasrullah Fethiyan, këshilltar në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, u tha gazetarëve se nga 19 shkurti, kur u paraqit rasti i parë i koronavirusit në këtë vend, në luftën kundër pandemisë kanë marrë pjesë gjithsej 150 mijë personel shëndetësorë në gjithsej 64 institucione shëndetësore.

“Bashkësia mjekësore edhe njëherë me nder dhe respekt u ka ofruar shërbime qytetarëve tanë dhe më këtë rast ka dhënë më shumë se 100 shehidë”, tha Fethiyan.

Me miratimin e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, punonjësit e vdekur shëndetësorë në vend do të konsiderohen “dëshmorë në detyrë”.

Në Iran, 5,877 njerëz vdiqën nga infektimi i koronavirusit, me 92.584 raste të konfirmuara, ndërsa gjithsej 72.439 u shëruan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme