Google ADS

Nga 1 janari Rumania merr presidencën e radhës së BE-së

09:43 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Por, pavarësisht pompozitetit në Bukuresht, presidenca rumune do të ketë pak zë në BE

Më 1 Janar 2019, Rumania merr presidencën e radhës së BE-së. Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët do të pushtojë Brukselin dhe Strasburgun. Qeveria e kryeministres Viorica Dancila, thotë se do të bëjë revolucion, dhe do ti tregojë vendin Merkelit, Macronit, Kurzit, e të tjerëve.

Por, pavarësisht pompozitetit në Bukuresht, presidenca rumune do të ketë pak zë në BE. Vendimet e mëdha të gjashtëmujorit të parë të 2019-ës e anashkalojnë Rumaninë. Brexit dhe zgjedhjet europiane janë gati të mbyllura, e as nuk mund të ndikohen e as nuk ndërrojnë drejtim nga zhvillime të papritura të presidencës rumune.

Edhe sikur ekipi qeveritar të tregohet antieuropian, ka edhe një president, Klaus Iohannis, një europian liberal i bindur, që mund ta kthejë timonin në drejtimin e duhur. Këtë ai e ka bërë disa herë me sukses e do të vazhdojë ta bëjë. Pra, nga këndvështrimi i politikës së brendshme, duhet parë se si do të zhvillohet lufta e brendshme mes presidentit të parlamentit.

Në Bruksel, sidoqoftë thuhet se presidenca rumune mirëpritet. Qeveria në Bukuresht ka jo pak probleme ndaj nuk do të mund të shkaktojë telashe në Bruksel. Pak shpresohet që ajo të ngrejë po ashtu diçka konstruktive. Ndërkohë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka hedhur dyshime për aftësinë e Rumanisë në presidencën e radhës së BE-së në mesin e tensioneve mes Bukureshtit dhe Brukselit.

“Edhe nëse vendi është teknikisht i përgatitur, qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të udhëheqësh vendet e BE-së”, tha Juncker në një intervistë për Die Welt. Rumania e merr presidencën e radhës së bllokut më 1 janar, për të parën herë që kur iu bashkua bllokut, në 2017, duke pasuar Austrinë./DW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme