Guvernatorja e New Yorkut, Katie Hochul, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin amerikan në mes të një shpërthimi të lisë së majmunëve.
“Unë po shpall një emergjencë kombëtare fatkeqësie për të forcuar përpjekjet tona të vazhdueshme për të luftuar përhapjen e lisë së majmunëve”, shkroi Hochul në Twitter.
Ajo tha gjithashtu se masa do t’i lejojë autoritetet të përgjigjen më shpejt dhe t’i hapë rrugën stafit mjekësor që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ndihmuar që më shumë njujorkezë të vaksinohen.
I am declaring a State Disaster Emergency to strengthen our ongoing efforts to confront the monkeypox outbreak.
This Executive Order enables us to respond more swiftly, and allows health care professionals to take additional steps that will help get more New Yorkers vaccinated.
— Governor Kathy Hochul (@GovKathyHochul) July 30, 2022
Një në katër raste të lisë së majmunëve në SHBA është në New York. Deri më 29 korrik, qyteti kishte raportuar 1,383 raste të lisë së majmunëve.“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të siguruar më shumë vaksina, për të zgjeruar kapacitetin e testimit dhe për të edukuar njujorkezët se si të qëndrojnë të sigurt”, tha Hochul.
Më herët të premten, Brazili dhe Spanja konfirmuan vdekjet e para nga lija e majmunëve jashtë Afrikës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë globale shëndetësore javën e kaluar për shkak të epidemisë së vazhdueshme të lisë së majmunëve.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...