Kryetari i New Yorkut dhe Los Angeles kanë njoftuar se nga sot do të mbyllin të gjithë shkollat, restorantet çerdhet, baret dhe hapësirat publike, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, shkruan BBC.
Kryetari i New Yorkut, Bill De Blasio, ka vendosur t’i vë këto masa pasi ky qytet po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës, duke pranuar se duhet t’i kundërpërgjigjet situatës me mentalitetin luftarak, transmeton Telegrafi.
Çfarëdo restoranti, bari apo kafiteri që shet ushqim duhet të pajiset me leje speciale kurse qytetarët duhet të presin ta marrin ushqimin para lokalit.
Në anën tjetër kryetari i Los Angeles, Eric Garseti, thotë se ka hyrë në fuqi masa parandaluese e cila do të jetë valide deri më 31 mars. Në Las Vegas, resorti MGM ka marrë vendim të mbyll kazinotë dhe hotelet.
Marketet në Disney si dhe parqet argëtuese në tërë SHBA-të do të jenë të mbyllura nga 17 marsi, ka njoftuar kompania që i menaxhon duke pranuar që hoteli Walt Disney si dhe resorti Diseny do të jenë të mbyllura deri më 20 mars.
https://www.youtube.com/watch?v=uHdahybByOU&feature=emb_title
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...