Google ADS

New York-u mbyll shkollat deri në përfundim të vitit shkollor

01:20 | 12 Prill 2020
Trina Galanxhi

Të gjitha shkollat publike në New York do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën tjetër të vitit shkollor. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Bill de Blasio, i cili tha se marrja e këtij vendimi nuk ishte i lehtë.

Kryebashkiaku tha se vendimi u mor pas diskutimeve me epidemiologun Anthony Faucchi, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Shkollat janë mbyllur që nga 16 mars dhe mësimi zhvillohet online.

Sipas autoriteteve, familjet që nuk kanë mundesi financiare dhe materiale për të monitoruar mësimet e fëmijëve të tyre në internet, do të marrin kompjutera dhe tableta nga komuna. Rreth 175,000 pajisje të tilla tashmë u janë dërguar fëmijëve në qytet.

Guvernatori i New York-ut Andreë Cuomo zgjati mbylljen e shkollave në të gjithë shtetin deri në 29 prill./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme