New York, protestë pas vdekjes së Morsit

13:00 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Anëtarët e komunitetit egjiptiano-amerikan në New York kanë protestuar kundër qeverisë ushtarake në Egjipt, pasi presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, kishte humbur jetën në sallën gjyqësore.

Protestuesit të cilët u mblodhën pranë Kryekonsullatës së Egjiptit, u lutën për Morsin.
Grupi hapi një pankartë të madhe me mbishkrim “Presidenti legjitim i Egjiptit Mohamed Morsi”, duke protestuar ndaj qeverisë ushtarake në Egjipt.

Mahmud Al Said, doktori egjiptian i cili foli në protestë tha se forcat që kanë zhvilluar puç ndaj Morsit kanë dëshiruar që ai të vdes gjatë 6 viteve kur ai ka qëndruar në burg. “Sepse ai përfaqësoi popullin egjiptian dhe vullnetin e lirë të tyre. Përfaqësoi lirinë dhe dinjitetin e Egjiptit”, u shpreh ai.

“Ai luftoi jo vetëm për Egjiptin, por edhe për Sirinë, lirinë dhe dinjitetin e të gjithë popujve të rajonit”, shtoi më tej Al Said.

Ndërsa Ahmed Abdulbasit i cili ka qenë profesor i fizikës në Universitetin e Kajros por ka migruar në SHBA pas grusht shtetit ushtarak, tha se “U ndjeva sikur vdiq demokracia kur dëgjova vdekjen e Morsit të cilën e zgjodhëm si president në rrugë normale për liri”.

Protestuesit të cilët brohoritën me slogane “Morsi është dëshmor” dhe të tjerë, më pas u larguan pa incidente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme