New York me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 në SHBA

17:54 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Sipas guvernatorit Andrew Cuomo, në New York numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 142 pacient.

Shumica janë si pasoj e tubimeve publike, tha ai të hënën shkruan arbresh.info

Tetë nga këto raste- 6% – janë kërkuar të trajtohen në spital.

Më parë Washingtoni mbante vendin e parë me më së shumti të infektuar rreth 136 raste, por gjatë vikendit New York kalon në epërsi me 142 të infektuar.

Z. Cuoma gjithashtu tha se ai do të propozonte një projektligj të hënën në lidhje me pushimin me pagesë për të sëmurët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme