Netfix aktualisht ka ndaluar të gjitha projektet televizive që lidhen me Rusinë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, raporton Variety, një portal i specializuar për industrinë e filmit dhe filmin.
Rusia po përballet jo vetëm me sanksione ekonomike, por edhe me bojkot të industrisë së filmit dhe televizionit, transmeton portal arbresh.info
Festivali i Filmit në Kanë njoftoi të martën se përfaqësuesit rusë nuk do të marrin pjesë në festivalin e këtij viti nëse nuk përfundon lufta në Ukrainë.
Netflix është ende duke menduar se çfarë të bëjë për ngjarjet aktuale në Europën Lindore, duke qenë se duhet të prodhojë katër seri që vijnë nga Rusia. Shërbimi i njohur i transmetimit nuk ka lëshuar ende një koment zyrtar.
Në fillim të kësaj jave, Netflix tha se nuk kishte ndërmend të shtonte kanale shtetërore në versionin rus të shërbimit, megjithëse rregullat e tij nuk e ndalojnë shpërndarjen e kanaleve të tilla.
Rusia është një nga 190 vendet ku Netflix është i disponueshëm./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...