Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka vizituar sot ushtarët në Rripin verior të Gazës, gjatë një armëpushimi katërditor me Hamasin. Një marrëveshje kjo e arritur për herë të parë që nga fillimi i luftës.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer pengjet të gjithë,” thotë Netanyahu.
Gjithashtu ai ka nënvizuar se tre qëllimet kryesore në këtë luftë janë eliminimi i Hamasit, shpëtimi i pengjeve, dhe sigurimin që Gaza të mos jetë më një kërcënim për shtetin e Izraelit.
“Asgjë nuk do të na ndalojë deri sa të jemi të bindur se kemi arritur të gjitha objektivat në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?