Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se janë duke vazhduar bisedimet me administratën e SHBA-së lidhur me “planin për aneksimin e Luginës së Jordanit dhe njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje që ndodhen në Bregun Perëndimor nën okupim”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu dhe kreu i Parlamentit izraelit, Yariv Levin u takuan në Kudsin Perëndimor me krerët bashkiakë të njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.
Në takimin ku u diskutua plani për aneksimin e Luginës së Jordanit dhe njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, Netanyahu kërkoi mbështetje për planin nga krerët e bashkive.
“Janë duke vazhduar bisedimet me administratën e SHBA-së lidhur me planin e aneksimit”, tha Netanyahu duke shtuar se plani i aneksimit është “një mundësi historike” për Izraelin dhe se është i gatshëm të bisedojë me palestinezët lidhur me planin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Shtypi izraelit dje shkroi se Jared Kushner, dhëndërri dhe këshilltari i Trumpit i ka kërkuar Netanyahut dje gjatë një bisede telefonike që Izraeli ta marrë dalëngadalë planin e aneksimit.
Në planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” për Lindjen e Mesme që Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.
Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, pas planit të ashtuquajtur plani për paqe, filluan procesin e hartëzimit në Bregun Perëndimor për aneksimin e rajoneve në fjalë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...