Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi sot herët në mëngjes Joe Biden-in për fitoren e tij, si edhe Kamala Harris, e para zëvendëspresidente në historinë e SHBA-së.
“Joe, ne kemi patur një marrëdhënie personale të gjatë dhe të ngrohtë për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si një mik të madh të Izraelit”, shkroi Netanyahu në Twitter.
“Unë pres të punoj me të dy ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit u sigurua të postonte edhe një tjetër “tweet”, duke e falënderuar Donald Trump-in për për miqësinë e treguar ndaj shtetit të Izraelit dhe atij personalisht, për njohjen e Jeruzalemit dhe Golanit, për qëndresën përballë Iranit, për marrëveshjet historike të paqes dhe për të çuarit e aleancës amerikano-izraelite në lartësi të papara./ATSh/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit