Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Rutte do të vizitojnë Izraelin këtë javë.
Zyra e Netanyahut thotë në një deklaratë se të dy udhëheqësit “do të mbërrijnë të hënën dhe të martën” dhe do të takohen me të.
Ndëkaq, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se luftimet kundër Hamasit mund të zgjasin me muaj.
“Do të zgjasë një muaj, dy muaj, tre muaj dhe në fund nuk do të ketë më Hamas”, tha Gallant në një bazë të forcave ajrore./abcnews.al
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit