Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë” me militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Komentet e kryeministrit Netanyahu në një fjalim televiziv pasuan një sulm në shkallë të gjerë të Hamasir ndaj Izraelit në agimin e së shtunës. Zoti Netanyahu urdhëroi mobilizimin e rezervistëve dhe u zotua se Hamasi “do të paguante një çmim që nuk e ka njohur deri më tani”.
“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Jo në një ‘operacion’, jo në një ‘raund’, por në luftë”.
Kryeministri urdhëroi gjithashtu ushtrinë të pastrojë qytetet nga militantët e infiltruar të Hamasit.
Hamasi hodhi të shtunën mijëra raketa mbi Izraelin dhe dërgoi dhjetëra luftëtarë përtej kufirit të fortifikuar të vendit, në një shfaqje masive të forcës që e kapi Izraelin të papërgatitur.
Shërbimet e urgjencës thonë se të paktën 22 izraelitë janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë sulmit palestinez.
Ushtria izraelite tha se nisi sulme ajrore në Gaza, ku dëshmitarët raportuan për shpërthime të forta dhe për të vrarë.
Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.
“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.
Shpërthimi i fundit i madh i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit ndodhi gjatë luftës 10 ditëshe në vitin 2021./voa
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...