Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE. Por, Netanyahu nuk e përmendi vrasjen e tij.
Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale.
Pak orë para vrasjes së liderit palestinez, Izraeli tha se e vrau një komandant të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, në një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
“Qytetarë të Izraelit, na presin ditë sfiduese. Prej sulmit në Bejrut, kërcënimet po vijnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të përgjigjet fuqishëm kundër çdo agresionit kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.
Të martën, ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë Fuad Shukr, për të cilin tha se ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut, duke e akuzuar atë për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.
Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, konfirmoi të mërkurën vdekjen e Shukr, pak orë pasi Hamasi njoftoi se lideri i saj politik Haniyeh u vra në Teheran.
Qeveria e Netanyahut nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit dhe ka thënë se nuk e komenton atë./Rel/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë