Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Përpara se të nisej për vizitën në Uashington, Netanyahu tha se ai do të bisedojë për mundësinë që Trump të marrë pjesë në hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, ngjarje kjo që është paraparë të zhvillohet më 14 maj.
“Sigurisht që do të bisedoj me të për këtë mundësi”, tha Netanyahu.
“Jam shumë mirënjohës ndaj tij për vendimin historik që Jeruzalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit dhe që të zhvendos ambasadën amerikane në Jeruzaelm në ditën tonë të pavarësisë”, shtoi kryeministri izraelit.
Vendimi i Trumpit për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, ka shkaktuar zemërim në vendet arabe, por edhe tek aleatët e tjerë.
Palestinezët e konsiderojnë Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor dhe e ka shpallur atë si kryeqytet, një lëvizje kjo që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...