Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se kabineti i sigurisë do të mblidhet sonte për të diskutuar zhvillimin e vështirë të ngjarjeve, duke përfshirë edhe shkrepjen e armëve antitank.
“Ka një numër ngjarjesh që kanë ndodhur,” tha kryeministri gjatë një turneu në qytetin verior të Akrës, ku trazirat dhe zjarret shpërthyen gjatë natës, shkruan Times of Israel.
“Ne po përdorim të gjitha forcat tona për të mbrojtur vendin nga armiqtë nga jashtë dhe trazirat nga brenda,” tha Netanyahu.
Në përshkallëzimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, numri i viktimave u rrit në të paktën 43 të vrarë në Gaza dhe gjashtë në Izrael, njoftoi Reuters.
Forcat palestineze qëlluan me qindra raketa në drejtim të Izraelit, i cili kreu sulme të forta ajrore në Rripin e Gazës.
Forcat palestineze kanë konfirmuar se ata qëlluan 210 raketa në Tel Aviv dhe Beersheba pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës dhe ushtria izraelite tha se rrëzoi një të tretën e atyre raketave dhe qëlluan ekstremistët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jerusalem dhe zona të tjera.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza konfirmuan 43 viktima, përfshirë 13 fëmijë në sulmin ajror dhe forcat izraelite thanë se po kontrollonin këto raporte dhe se shmangia e viktimave civile ishte një përparësi, duke kufizuar veprimet e tyre në caqet ushtarake.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...