Netanyahu përshëndeti vendimin polak mbi Ligjin e Holokaustit

22:17 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndeti sot vendimin e Parlamentit polak për të ndryshuar Ligjin e Holokaustit.

“Unë jam i kënaqur që qeveria polake, Parlamenti, Senati dhe presidenti polak hoqën pjesët kontradiktore të ligjit që shkaktuan stuhi në Izrael, po ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Netanyahu.

Ligji i Holokaustit që kishte hyrë në fuqi ditë më parë, ndalonte çdo deklaratë, sipas së cilës polakët kanë marrë pjesë në shfarosjen e hebrenjve nga gjermanët gjatë kohës së sundimit nazist.

Ligji parashikonte, mes të tjerash, gjoba dhe burgim deri në tre vjet nëse dikush fajëson “kombin apo shtetin polak” për bashkëfajësi për Holokaustin gjatë periudhës së pushtimit nga Gjermania naziste.

Qeveria e djathtë polake është përballë me shumë kritika për këtë ligj, veçanërisht nga Izraeli.

Qeveria e Izraelit e konsideronte ligjin si kufizim të së drejtës së fjalës dhe ka protestuar.

Po ashtu në një letër të hapur, të gjitha organizatat hebraike në Poloni kanë paralajmëruar kundër rritjes së antisemitizmit që nga fillimi i debatit mbi ligjin kontradiktor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme