Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë që dhe vende të tjera arabe do të kenë marrëveshje paqeje me Izraelin, siç bënë së fundi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Izraeli ka hequr veton e Palestinës për paqen me vendet arabe,” tha Netanyahu përmes mediave sociale. Ai theksoi se shumë biznesmenë nga Emiratet janë të gatshëm të investojnë në Izrael.
“Kjo është me të vërtetë një marrëveshje historike që sjell një lajm shumë të mirë për Izraelin. Ne kemi kthyer paqen me paqen. Ne kemi arritur paqe që do të japë rezultate të jashtëzakonshme,” tha Netanyahu.
Ai gjithashtu tha që Izraeli është i vendosur të bëjë paqe me botën arabe.
“Eshtë e qartë se ne jemi të vendosur për të vendosur paqe me botën arabe dhe me këtë kemi hequr veton palestineze për ndërtimin e paqes me vendet e tjera arabe. Vendet e tjera arabe gjithashtu do të përfundojnë marrëveshje për normalizimin me ne,” tha Netanyahu.
Sidoqoftë, ai nuk i përmendi vendet që ai pretendon se do të lidhin marrëveshje me Izraelin. Autoriteti Palestinez dëshiron që vendet arabe të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin vetëm brenda kornizës së parimit të “paqes për territorin”. /tesheshi.com/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...