Netanyahu para zgjedhjeve do të takohet me Putinin në Moskë

14:34 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë në një vizitë zyrtare në Rusi të enjten ku do të pritet nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat shtetërore izraelite raportojnë për takimin e Netanyahut me Putin në Moskë, por nuk dhanë më shumë detaje mbi temat që do të diskutojnë dy zyrtarët.

Vizita e Netanyahut në Moskë do të zhvillohet pesë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Izrael më 9 prill.

Kryeministri izraelit dje deklaroi se gjatë një bisede telefonike me Putinin kanë diskutuar rreth çështjeve rajonale.

Udhëtimi i ardhshëm i Netanyahut në Rusi është vizita e para pasi që SHBA-të njohën sovranitetin e Lartësisë së Golanit, të cilën Rusia e kundërshton në mënyrë kategorike.

Moska zyrtare kundërshton fuqimisht këtë veprim të SHBA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme