Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se Palestina duhet të mësohet me realitetin mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe të vazhdojë tutje drejt paqes.
Neyanyahu tha se Jerusalemi ka qenë kryeqytet i Izraelit për 3 mijë vjet dhe se nuk ka qenë “kryeqytet i asnjë populli tjetër”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Ai këto komente i bëri në mes të protestave të vazhdueshme në botën myslimane dhe arabe, që kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Donald Trump.
Gjatë ditës së sotme dhuna ka shpërthyer edhe në afërsi të ambasadës amerikane në Liban.
Duke folur në Paris pas takimit me Presidentin france, Emmanuel Macron, Netanyahu tha se përpjekjet për të mohuar “lidhjen mijëvjeçare të popullit hebre me Jerusalemin” janë “absurde”.
“Ju mund ta gjeni edhe në Bibël dhe mund të mësoni nga komuniteti ynë në diasporë. Gjithmonë Jerusalemi ka qenë kryeqytet i Izraelit. Sa më shpejtë që palestinezët të pranojnë këtë realitet, aq më shpejt shkojmë drejt paqes”, tha ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka njohur të mërkurën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Ky vendim nga nxitur pakënaqësi në bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa ka nxitur gjithashtu protesta të fuqishme dhe të dhunshme më disa vende të botës./arbresh.info/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...