Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar pretendimin e një gazetari, se e shoqja e kishte nxjerrë atë nga makina gjatë një mosmarrëveshjeje.
Gazetari Igal Sarna shkruante në “Facebook” dy vite më parë se, Sara Netanyahu kishte ndaluar autokolonën e makinave të kryeministrit në autostradë një natë dhe kishte nxjerrë nga makina bashkëshortin.
Por në fillim të një seance, ku gazetari paditet për shpifje, kryeministri Netanyahu tha para gjykatësit se postimi i gazetarit ishte një gënjeshtër. Vet Sarna këmbëngul se çdo gjë është e vërtetë dhe ai është bazuar te burime të besueshme.
Çifti Netanyahu kërkon tani 280 mijë shekels, ose 76.400 dollarë zhdëmtim. Çifti akuzon Sarnan se ka kryer një padrejtësi ndaj tyre në mënyrë cinike, të ulët, të pakuptimtë, që kishte si qëllim t’i vinte ata në siklet publikisht.
Gazetari që punon për gazetën “Yediot Agaronot” shkruante se, autokolona e kryeministrit kishte ndaluar në superstradën Tel Aviv-Jeruzalem. Ai thotë se një burrë jo shumë i ri ishte nxjerrë jashtë në errësirë, me ulërima, pasi një grua nuk donte që ai të qëndronte me të në makinë.
Por Netanyahu argumenton se kushdo që i njeh sadopak rregullat e sigurisë në autokolonën që shoqëron kryeministrin, e di se diçka e tillë nuk mund të ndodhë. Ndërsa zonja Netanyahu thotë se, pavarësisht mosmarrëveshjeje që ka pasur me të shoqin gjatë viteve, nuk mund të kujtojë as edhe një zënkë të vetme që të mund të ketë ndodhur në autokolonën e kryeministrit.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...