Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e ka nominuar edhe zyrtarisht, Benjamin Netanjahun, për një mandat të pestë me radhë si kryeministër.
Partia Likud e kryeministrit Netanyahu fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Izrael që u mbajtën më 9 prill.
Pas nominimit, Netanjahu ka afat 42 ditë për të formuar koalicionin qeverisës.
Presidenti Rivlin, këtë javë, organizoi konsultime pas-zgjedhore me krerët e partive, për të dëgjuar rekomandimet e tyre, lidhur me atë se kush duhet të mandatohet si kryeministër i ardhshëm.
Aleatët e Netanjahut, të cilët kryesojnë një shumicë prej 65 deputetë në parlamentin me 120 vende, të gjithë i dhanë mbështetje Netanjahut që të vazhdojë punën si kryeministër.
Në javët e ardhshme, Netanjahu do të duhet të negociojë marrëveshje koalicioni me aleatët e krahut të djathtë, të cilët do të kërkojnë pozita të fuqishme dhe me ndikim në kabinetin e ri qeveritar./rel
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...