Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dëshmuar të martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.
Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.
Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.
Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.
Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t’i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban./voa
Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë
Vullneti-Leos: Ti e ke tradhtu të dashurën tënde, Lelën
IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Feriz...
Ministria e Ekonomisë i bën thirrje qytetarëve të kursejnë e...
Ndërprerja e rrymës e paralajmërimet e Kurtit, Çitaku: Qytet...
Gjesti dhe Leo me ironi ndaj Vullnetit: Me 3 mijë followers,...