Google ADS

Netanyahu kundërshton bisedimet me Iranin

11:49 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar nga fuqitë botërore të mos hapin dialogun me Iranin, pasi presidenti Donald Trump tha se mund të takohet me homologun e tij iranian për të zgjidhur krizën lidhur me programin bërthamor të Teheranit dhe sanksionet.

“Ky nuk është koha për të zhvilluar bisedime me Iranin. Ky është koha për të rritur presionin ndaj Iranit”, u tha Netanyahu gazetarëve në aeroportin Ben Gurion para se të hipte në një fluturim për në Londër, transmeton portali arbresh.info.

Komentet e Netanyahut shënuan një mosmarrëveshje të rrallë publike midis liderit të krahut të djathtë të Izraelit dhe Trump për çështjen bërthamore iraniane.

Netanyahu më parë kishte këshilluar Francën kundër afrimit të saj me Iranin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme