Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se Hamasi do të përballet me një reagim shumë të fuqishëm në rast se grupi militant e shkel armëpushimin e arritur të premten e kaluar.
“Nëse Hamasi e thyen qetësinë dhe e sulmon Izraelin, përgjigjja jonë do të jetë shumë e fuqishme”, tha Netanyahu.
Ai e bëri këtë koment pas takimit me kryediplomatin amerikan, Antony Blinken, i cili ndodhet në Jerusalem në përpjekje për ta forcuar armëpushimin.
Nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza janë vrarë 253 persona, përfshirë 66 fëmijë, ndërsa mbi 1.900 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Luftimet filluan më 10 maj dhe zgjatën 11 ditë. Në Izrael janë shënuar 12 të vrarë.Gjatë vizitës në Jerusalem, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Hamasi nuk duhet të përfitojë nga ndihmat humanitare ndërkombëtare që do t’i dërgohen Gazës.
“Ne do të punojmë ngushte me partnerët tanë për t’u siguruar që Hamasi nuk përfiton nga asistenca për rindërtim”, tha ai.
Pas takimit me Netanyahun, Blinken pritet të takohet edhe me liderin e palestinezëve, Mhamoud Abbas, por nuk ka në plan ndonjë takim me përfaqësuesit e Hamasit, i cili nga Uashingtoni cilësohet si grup terrorist.Pas takimeve në Izrael e territore palestineze, Blinken do të udhëtojë edhe drejt Egjiptit e Jordanisë.
Të dyja këto shtete kanë rol në raportet mes izraelitëve dhe palestinezëve. Egjipti ndërmjetësoi për arritjen e armëpushimit, ndërsa Jordania e administron kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa, që ka qenë pikë konflikti mes policisë izraelite dhe civilëve palestinezë.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...