Netanyahu: Izraeli ndihmoi në ndalimin e sulmeve terroriste në Europë

00:19 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Inteligjenca izraelite ka ndihmuar të ndalojë terroristët nga përdorimi i avionëve civilë në Europë, të cilët kishin për qëllim kryerjen e sulmeve të mëdha terroriste, ka deklaruar Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit para grupit të ambasadorëve të NATO-s tha se agjencitë e inteligjencës izraelite kanë ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve europiane, duke u dhënë paralajmërime për komplote xhihadiste, transmeton portali arbresh.info

Ai nuk ka dhënë detajë më të hollësishme, por vetëm që ka përmendur “përfshirjen e avionëve civilë”.

Izrali njihet për sistemin e “frikshëm” të inteligjencës dhe Netanyahu e përdor këtë kartë  rreth aftësive të mbledhjes së informacionit në kohën kur përpiqet që të përmisojë pozitën diplomatike të Izraelit në botë.

Ai ka shtuar se Izraeli ka ndihmuar Europën duke parandaluar Shtetin Islamik që të ndërtonte “një bazë alternative” në shkretërirën e Sinaiut, pas disfatës së tyre në Irak dhe Siri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme