Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet fuqishëm sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara drejt bazave ushtarake në Siri.
“Me dy fjalë, presidenti Trump ka dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë se përdorimi i armëve kimike nuk tolerohet”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyrja e kryeministrit izraelit, transmeton portali arbresh.info.
“Izraeli mbështet fuqishëm vendimin e Trumpit dhe shpreson se kjo vendosmëri të shfaq fytyrën e veprimeve të tmerrshme të Assadit”, thuhet më tej në deklaratë./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...