“Operacioni ushtarak i Izraelit do të vazhdojë derisa Gaza “të mos jetë më një kërcënim për Izraelin”. Kështu u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan CNN.
“Ne jemi të përkushtuar për të përfunduar këto misione: Lirimin e të gjithë pengjeve, eliminimin e kësaj organizate terroriste mbi dhe nën tokë dhe, natyrisht, që Gaza nuk duhet të kthehet në atë që ishte – se nuk do të përbëjë më një kërcënim për Shteti i Izraelit”, tha të martën Netanyahu gjatë një vizite në një bazë të inteligjencës së ushtrisë.
Ai e bëri komentin përpara lirimit të fundit të pengjeve të martën.
Kryeministri u zotua gjithashtu të sjellë lirimin e të gjithë pengjeve të marra nga Hamasi “pa përjashtim”.
Netanyahu vazhdoi të fajësonte civilët në Gaza për “mbrojtjen e terroristëve”, por nuk dha asnjë provë./abcnews.al
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?