Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, duke i thënë se Izraeli “po bën gjithçka për të mos dëmtuar civilë të pafajshëm”.
Thirrja pasoi një sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare në Rripin e Gazës.
Zyra e Netanyahut theksoi se ndërtesa ishte “streh e terroristëve” dhe se okupatorëve iu dha kohë për t’u evakuuar.
Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”. /Telegrafi/
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...