Netanyahu i kërkon komunitetit ndërkombëtar të qëndrojnë të bashkuar kundër Iranit

22:52 | 15 Prill 2024
E.H

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli vlerëson thellësisht mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe të tjerëve në “parandalimin” e sulmit iranian gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, ish-Twitter, këtë mbrëmje, zyra e kryeministrit tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar për t’i rezistuar këtij agresioni iranian, i cili kërcënon paqen botërore”, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.

Më herët, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se sulmi i vendit të tij ndaj Izraelit përbënte “ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime” dhe tha se nuk do të hezitonte të mbronte interesat e tij në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme