Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan në Uashington më 24 korrik. Netanjahu u ftua në fund të majit nga udhëheqësit republikanë dhe demokratë për të folur në një sesion të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në mes të luftës në Rripin e Gazës.
Të hënën, mediat amerikane raportuan se Netanyahu ishte planifikuar të mbante fjalimin më 13 qershor, por shërbimet e kryeministrit izraelit e mohuan këtë informacion brenda pak orësh, duke shpjeguar se data “nuk ishte finalizuar ende”.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të enjten vonë përmes X se ai ishte “i kënaqur” të njoftonte me udhëheqësin e pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell se zoti Netanjahu do të drejtohej në një “takim të përbashkët” të dy organeve të Kongresit, në mënyrë që “të prezantojë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftën kundër terrorizmit dhe rivendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ftesa për Netanjahun erdhi në një kohë kur administrata Biden duket se po rrit pakënaqësinë për mënyrën se si forcat e armatosura izraelite po drejtojnë luftën në Gaza, si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në Izrael më 7 tetor./abcnews.al
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...