Deputetët izraelitë kanë votuar për të shpërndarë parlamentin pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dështoi të formojë koalicionin qeveritar.
Votimi bën që të mbahen zgjedhje të reja, që do të organizohen për 17 shtator, transmeton portali arbresh.info.
Netanyahu e kishte të pamundur të arrinte një koalicion të ri të krahut të djathtë pas zgjedhjeve të muajit të shkuar.
Në zemër të ngërçit ishte një ligj ushtarak i rekrutimit që rregullonte përjashtimet për studentët e hebrenjve ultra-ortodoksë.
Është hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër i emëruar ka dështuar të formojë një koalicion.
Parlamenti votoi 74-45 në favor të shpërbërjes së tij pasi Z. Netanyahu humbi një afat kohor të mesnatës së mërkurës./Arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...