Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se çdo anëtar i Hamasit ishte “një njeri i vdekur” pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme të vendit të tij.
Krahas tij, figura e opozitës Benny Gantz tha se ishte “një kohë për luftë”.
Por presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe e bëri të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës”.
Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200. Sakaq më shumë se 1200 njerëz palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin – i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit – të jetë i kujdesshëm.
Më herët të mërkurën, Netanyahu dhe Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik që ishte përshkallëzuar në protesta të gjera.
Gantz u tha qytetarëve izraelitë se qeveria e sapoformuar ishte “e bashkuar” dhe e gatshme për të “fshirë Hamas nga faqja e dheut”.
Udhëheqësi kryesor i opozitës në vend, Lapid, nuk i është bashkuar aleancës. Megjithatë, Netanyahu dhe Gantz thanë në një deklaratë të përbashkët se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës.
Hamasi ka marrë peng deri në 150 persona gjatë sulmit të befasishëm të së shtunës, duke përfshirë të moshuar dhe fëmijë.
Të mërkurën ushtria izraelite tha se mijëra trupa ishin gati pranë kufirit me Gazën për një pushtim të mundshëm tokësor.
Përveç sulmeve nga Hamasi, Izraeli ka shkëmbyer zjarr edhe me milicinë e Hezbollahut në Liban dhe forcat në Siri./euronews.al
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës