Benjamin Netanyahu është bërë kryeministri me mandatin më të gjatë në histori të shtetit të Izraelit, duke e lënë prapa edhe themeluesin e këtij vendi dhe kryeministrin e parë, David Ben-Gurion.
Njeriu i njohur ndryshe edhe si “King Bibi” nga përkrahësit dhe kundërshtarët e tij, tashmë i ka bërë 4867 ditë ose më shumë se 13 vjet si kryeministër i Izraelit.
Gjatë dy dekadave të kaluar, politikani 69-vjeçar, i cili më parë ka shërbyer në ushtri, i ka fituar disa palë zgjedhje me premtimet se do ta bëjë Izraelin vend të sigurt dhe me mirëqenie, duke i lënë anash palestinezët.
“Ai i ka bindur shumë votues se është i pazëvendësueshëm”, thotë Gideon Rahat, profesor i shkencave politike në Universitetin e Jerusalemit dhe pjesëtar i Institutit Izraelit për Demokraci.
Pavarësisht thyerjes së rekordit historik, Netanyahut i duhet t’i fitojë zgjedhjet e shtatorit dhe të lirohet nga tri akuza për korrupsion për ta vazhduar rrugën e tij të gjatë në krye të qeverisë izraelite.
Përkrahësit e tij thonë se Izraeli nuk ka qenë asnjëherë më i pasur, më i sigurt dhe më i pranuar në botë, përfshirë shtetet arabe.
Në anën tjetër, kundërshtarët e Netanyahut thonë se ai shpesh ka nxitur përçarje në shoqërinë izraelite, i ka stigmazituar mitoritetet për t’i fituar zgjedhjet dhe i ka shtypur aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë