Google ADS

Netahyahu diskuton për venbanimet në Bregun Perëndimor

21:31 | 12 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai ka diskutuar me Shtetet e Bashkuara për mundësinë e Izraelit që të ankesojë vendbanimet e okupuara në Bregun Perëndimor.

Netanyahu nuk tha se deri ku kishin vajtur diskutimet për aneksimin e disa tokave që palestinezët dëshirojnë për një shtet të ardhshëm, masë e cila do të ngriste një opozitë të fortë ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info

“Për temën e aplikimit të sovranitetit, mund të them se unë kam biseduar me amerikanët rreth kësaj për disa kohë”, tha Netanyahu gjatë një takimi me dyer të mbyllura me ligjvënësit e partisë së tij.

Netanyahu po i referohej zbatimit të ligjit izraelit mbi vendbanimet. Ato aktualisht janë nën juridiksionin e ushtrisë izraelite, e cila ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga lufta e vitit 1967.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë konfirmim në lidhje me komentin e kryeministrin e Izraelit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme