Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York të enjten rreth përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.
Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”. Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.
Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën, raporton bbc.
Propozimi për të dëbuar Rusinë – i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe – do të ketë nevojën për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së.
Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...