Takimi që është në plan të zhvillohet të hënën mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duket se nuk ka synime të përcaktuara qartë. Por pritet që Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin të diskutojnë për një rërë çështjesh, nga pakësimi i armëve bërthamore, tek lufta në Siri, ku Uashingtoni dhe Moska mbështesin palë kundërshtare.
“Do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, në se do të mund të bënim diçka për përhapjen e armëve bërthamore”- tha zoti Trump në konferencën e shtypit që dha të premten me kryeministren britanike Theresa May.
Para takimit me zotin Putin, presidenti amerikan po qëndron dy ditë në klubin e tij privat në Turnberry të Skocisë, ku po e kalon kohën me “takime, telefonata dhe pak golf – forma kryesore e ushtrimeve fizike për mua”, – tha ai në një tweet të shtunën.
Hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 është një çështje që e ndërlikon takimin mes dy udhëheqësve. Të premten Departamenti i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për 12 zyrtarë rusë të shërbimit ushtarak të zbulimit, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
“Patjetër që kam për ta ngritur këtë çështje në takim” tha Presidenti të premten, gjatë vizitës së tij në Angli.
Presidenti kritikoi të shtunën administratën Obama, që nuk i është përgjigjur me ashpërsinë e duhur Rusisë në sulmet kibernetike ndaj demokratëve në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Pas komenteve të zotit Trump të shtunën, disa senatorë demokratë i dërguan atij një letër, ku i kërkonin ta anulonte takimin me zotin Putin, në se nuk e bën sulmin rus ndaj zgjedhjeve amerikane çështjen kryesore të diskutimeve. Këtë qëndrim të demokratëve e mbështeti edhe senatori republikan John McCain, i cili tha “në se Presidenti Trump nuk është i përgatitur ta verë para përgjegjësisë zotin Putin, takimi i Helsinki nuk duhet të mbahet.”
Por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që ndodhen në Skoci me Presidentin, thanë se nuk ka shanse që takimi të anluohet.
Të dy udhëheqësit, sipas burimeve diplomatike, para bisedimeve ku do të përfshihen edhe ndihmësit e tyre, do të takohen kokë më kokë për 30 minuta, deri në një orë, vetëm në praninë e përkthyesve. /VoA
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...