Një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për Tajvanin do të ishte e pashmangshme nëse Ukraina mposhtet nga Rusia.
Ky është paralajmërimi që ka bërë sot një kritik i Putinit që jeton jashtë Rusisë.
Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi, si pronari kryesor i kompanisë së naftës Yukos, u burgos për një dekadë përpara se të falej nga Vladimir Putin në 2013.
Ndërsa mbante një fjalim para liderëve globalë në një konferencë të madhe të sigurisë dhe mbrojtjes në Gjermani këtë fundjavë, ai tha për Washington Post se “një luftë e humbur në Ukrainë është një hap drejt luftës në Azi Paqësor”.
“Duhet të kuptoni se kur edhe një djalë i rritur goditet në fytyrë, disa djem të tjerë do të fillojnë të dyshojnë nëse ai djalë është vërtet kaq i fortë…”tha ai.
“Nëse SHBA dëshiron të shkojë në luftë në Azi, atëherë rruga më e saktë do të ishte që të tregonte dobësi edhe në Ukrainë.”
Khodorkovsky tha se e vetmja mënyrë për të shmangur një konflikt të tillë me Kinën do të ishte rritja e ndjeshme e ndihmës ushtarake për Kievin dhe, në sigurisht, arritja e fitores./A2
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...