Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-të do të kalojnë në “Fazën II” nëse sanksionet e imponuara në Korenë Veriore nuk sjellin efektet e dëshiruara.
Trump i ka bëro këto komente gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Malcolm Turbull, transmeton portali arbresh.info
“Nëse sanksionet nuk funksionojnë, ne do të duhet të shkojmë në fazën e dytë, dhe kjo fazë mund të jetë shumë e pafat për botën”, tha ai.
Trump nuk ka dhënë detaje mbi atë që ai nënkupton me “Faza II” dhe e cilësoi deklaratën duke thënë se ai nuk “do të dëshironte që puna të vinte deri aty”.
Administata e Donald Trump ka paralajmëruar për sanksione të reja, më të mëdha ndaj Koresë Veriore.
Kufizimet janë bërë kundër 50 anijeve, kompanive të transportit dhe bizneseve tregtare./arbresh.info/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?