Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se Britania e Madhe do të jetë përgjegjëse nëse nuk arrihet marrëveshje për çështjen e Brexit-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetën gjermane “Augsburger Allgemeine Zeitung”, Junker ka paralajmëruar britanikët kundër situatës së dështimit të bisedimeve për Brexit-in. “Nëse nuk arrihet marrëveshje në fund të bisedimeve për Brexit-in, përgjegjësia për këtë do të bie mbi Britaninë”, tha ai.
Juncker tha më tej se marrëveshja e Tregtisë së Lirë do të jetë shumë e komplikuar për BE-në nëse nuk përfundojnë bisedime për Brexit-in.
Pasi ka vënë theksin se beson se bisedimet do të përfundojnë me marrëveshje, Juncker tha se “Për këtë po punojmë intensivisht. Unë dhe (negociatori i BE-së për Brexit-in) Michel Barnier po bëjmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje”.
Përveç kësaj, Juncker theksoi se do të ishte një fatkeqësi si për Britaninë ashtu edhe për BE-në nëse Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.
“Më vjen keq që Qiproja nuk u bashkua”
“Më vjen keq që nuk siguruam ribashkimin e Qipros”, tha kreu i KE-së, Juncker duke shtuar se “Ndoshta nuk do të mund të gjeni ndonjë person si unë që ka treguar përpjekje për këtë çështje”.
Ai tha se do të vazhdojë në një drejtim ndryshe në politikë pas përfundimit të mandatit të detyrës së tij. “Do ta bëj këtë duke shkruar dhe duke folur më shumë”, tha Juncker.
“Evropa do të mbesë si një projekt i paqes”, tha Juncker duke theksuar se “Kushdo që e harron këtë, bën një gabim të rëndë historik. Kështu që unë do të vazhdoj të flas për luftërat, viktimat e luftës dhe do të vazhdoj të shpjegoj se çfarë na ka sjellë ne paqja. Të rinjtë e kuptojnë këtë”.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...