Personave të infektuar me coronavirus të cilët kanë një probabilitet të ulët të mbijetesës për shkak të pleqërisë ose patologjive para-ekzistuese mund t’u mohohet qasja në kujdes intensiv në rast se shtretërit spitalorë janë të mbipopulluar, sipas propozimit të ekipit që menaxhon emergjencën e shkaktuar nga COVID-19 në rajonin italian të Piemonte.
Njësia e Krizave në rajon, e cila koordinon reagimin ndaj epidemisë në këtë zonë të veriut të vendit, ka hartuar një protokoll për të përcaktuar se cilët pacientë do të marrin trajtim të kujdesit intensiv dhe cilët jo, raportojnë media italiane.
Ndërsa epidemia vazhdon të përhapet, kapaciteti i kujdesit intensiv po varfërohet në Itali.
Lombardia është rajoni më i prekur deri më tani. Por shpërthimi po përhapet me shpejtësi në rajonin fqinj të Piemonte, kryeqyteti i të cilit është Torino, transmeton Telegrafi.
Prandaj, autoritetet po marrin masa paraprake.
Sipas dokumentit, prodhuar nga departamenti rajonal i Mbrojtjes Civile dhe avancuar, të cilin mediumi britanik The Telegraph, shkruan se e ka parë, “Kriteret për qasje në kujdesin intensiv në raste urgjente duhet të përfshijnë moshën nën moshëm 80 vjeç”.
Sekretari i Shëndetësisë i Rajonit, Luigi Icardi, tha se protokolli do të jetë detyrues dhe do të fillojë të praktikohet në rast të mbushjes së dhomave në spitale.
“Asnjëherë nuk kam dashur të arrij në këtë moment”, i tha zyrtari gazetës italiane La Stampa.
Kriteret pritet të zbatohen në të gjithë Italinë, citohet të kenë thënë burimet qeveritare.
Situata në Piemonte së shpejti mund të jetë e ngjashme me atë të rajonit fqinj të Lombardisë, ajo më e prekura nga pandemia në Itali, ku autoritetet kanë shprehur shqetësimin për aftësinë e sistemit të tyre spitalor për të përballuar fluksin e madh.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...