Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu aktualisht po merr pjesë në një konferencë shtypi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron. Duke hapur fjalimin e tij, ai thotë se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte “sulmi më i keq terrorist që bota ka njohur që nga 11 shtatori”.
“Ashtu si Ana Frank, fëmijët hebrenj u fshehën në papafingo nga këto përbindësha,” tha ai, duke shtuar se më pas ata “u gjetën dhe u masakruan”.
Komuniteti ndërkombëtar tani është “bashkuar në mbështetje të Izraelit”, tha ai.
“Për Hamasin, barbaria jo vetëm që kërcënon hebrenjtë, por kërcënon Lindjen e Mesme, kërcënon Europën, kërcënon botën”, vazhdoi ai.
Netanyahu e përshkroi konfliktin si “barbarizëm kundër civilizimit”. Ai tha se kjo “nuk është një enklavë e ISIS-it mijëra kilometra larg Europës, është ISIS në periferi tëParisit”.
“Ne nuk mund të jetojmë kështu, ne po bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë për të shkatërruar Hamasin në Gaza,” theksoi ai.
Kryeministri izraelit paralajmëroi se konflikti mund të zgjasë por se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për shmangur viktimat civile.
“Kur kjo të përfundojë, populli i Izraelit do të rindërtojë komunitetet e tij dhe populli i Gazës nuk do të jetojë më nën tiraninë e Hamasit,” tha ai.
Benjamin Netanyahu tha gjithashtu se të gjithë do të jetën në rrezik nëse Hamasi fiton, Ai e përshkroi grupin militant si pjesë të një boshti të së keqes që po përpiqet të tërheqë qytetërimin në mesjetë.
“Ne duhet të shënojmë një fitore vendimtare kundër Hamasit”, tha ai.
Ai kërcënoi me “pasoja të tmerrshme” për Hezbollahun në Liban nëse vendos t’i bashkohet luftës.
Pas përfundimit të fjalimit të tij, Macron tha se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë pa mëshirë dhe pa rregulla. Ai tha se Franca dhe Izraeli janë të bashkuar nga e njejta vuajtje, duke e quajtur terrorizmin armikune e përbashkët të të dyja vendeve./abcnews.al
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë