Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, në një intervistë për ABC ka theksuar se fitorja e Marine Le Pen mund të dërgojë drejt shkatërrimit të BE-së.
“2017-ta do të jetë vit për rinisjen e aksit franko-gjerman. Të jetosh në Paris, do të jetë e mundur vetëm nëse Marinë Le Pen humb zgjedhjet”, ka theksuar ai, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse ajo i fiton zgjedhjet, BE-ja merr fund, ndërkaq fitoja e Macron ose Fillon mund të jetë një fitore e mirë për forcimin e BE-së”, ka shtuar ai.
Letta ka fajësuar gloalizmin për problemet në Europë.
“Vështirësite e shoqërisë së tanishme nuk janë për shkak të Europës, por për shkak të globalizmit. Të mendosh se BE-ja është shkaku i problemeve është një gabim i madh”, ka theksuar ai.
“Shkaku i problemeve qëndron të globalizmi, me vetë faktin se jemi qendër e botës”, ka shtuar Letta./Arbresh.info
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...