Nëntë veta janë lënduar si pasojë e sulmit të policisë kroate ndaj një furgoni me emigrantë

16:14 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Nëntë veta janë lënduar si pasojë e sulmit të policisë kroate ndaj një furgoni me emigrant

Nëntë persona janë lënduar kur policia kroate ka hapur zjarr mbi një furgon që po i kalonte disa emigrantë përtej kufirit, transmeton arbersh.info.

Furgoni kishte në total 29 emigrantë afganë dhe irakianë të cilët po provonin ta kalonin kufirin Evropian nga Bosnja.

Dy nga të lënduarit janë fëmijë, edhe pse janë lënduar rëndë janë në gjendje stabile.

Shoferi I furgonit ka qenë i nacionalitetit boshnjak.

Policia ka treguar që shoferi nuk e ka ndalur furgonin edhe pse është paralajmëruar disa herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme