Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, nëntë persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë zhdukur në Filipine të martën për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e dendura që i solli cikloni tropikal “Kompasu”.
Stuhia me erë prej 100 kilometrash në orë arriti në territorin tokësor të Filipineve të hënën në mbrëmje. Rreth 1.600 persona janë evakuuar, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info
Sipas kësaj agjencie ekipi është duke i vërtetuar informatat nga njësitë rajonale rreth raportimeve për katër të vdekur nga rrëshqitja e dheut në provincën Benguet dhe pesë të tjerë nga vërshimet në Palawan.
Autoritetet po zhvillojnë operacione të kërkim-shpëtimit për 11 persona të zhdukur, kryesisht pas rrëshqitjes së dheut.
Ndryshe, Filipinet arkipelag me mbi 7.600 ishuj, goditen nga rreth 20 stuhi në vit, duke u përballur me reshje të dendura që shkaktojnë rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...